Prej sot Bullgaria ka vendosur që të mbyllë kufijtë për gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, nga 16 korriku deri më 31 korrik.
Vendimi është sjellë përshkak përkeqësimit të situatës epidemilogjike dhe ka të bëjë me gjitha vendkalimet kufitare, ajrore dhe hekurudhore.
E vetmja mënyrë për të hyrë në Bullgari, është për qytetarët e Maqedonisë të cilët kthehen në Maqedoni. Tranziti lejohet vetëm në raste kur garantohet lëshimi i territorit të Bullgarisë.
Mediat bullgare bëjnë të ditur se e njejta gjë vlenë edhe për qytetarët e Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë.
Comments are closed for this post.