Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 8197, prej të cilëve raste aktive për momentin janë 3486. Janë shëruar 4326, ndërsa kanë ndërruar jetë 385 pacientë.
Numri më i madh i rasteve aktive është në Shkup – 1788, pastaj në Tetovë – 292, Kumanovë – 194 dhe Dibër 151.
Kurse në komunat e Shkupit, numër më të madh të rasteve aktive ka Çairi – 302, Aerodromi – 162 dhe Buteli – 135.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se nuk pritet fluks më i madh i pacientëve nëpër spitale dhe shtoi se trendet ende janë të përqindjes së njëjtë të rasteve të reja nga numri i tërësishëm i testimeve.
“Kapaciteti nëpër spitale po menaxhohet mirë edhe në lidhje me rotacionin e kuadrit edhe në lidhje me shtretërit e lirë”, tha dje Filipçe.
Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë, në mbështetje të oksigjenit janë 52, ndërsa nuk ka asnjë pacient në aparat respirator.
Comments are closed for this post.