Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nga Strumica deklaroi se partia e tij gjatë fushatës do të jetë në mesin e qytetarëve.
“OBRM-PDUKM është partia nga populli dhe nuk duhet të ketë fushatë pas makinave, pas ekraneve, por OBRM-PDUKM do të jetë bashkërisht me popullin edhe në 25 ditët e ardhshme dhe në ato 20 ditë të fushatës, kështu që na pritni, këtu jemi me popullin”, tha Mickoski.
Ai theksoi se partia e tij do t’i dërgojë në histori politikanët që me vite e mbajnë peng Maqedoninë.
“Unë jam optimist se një fitore e madhe do të ndodhë më 15 korrik. Populli është bashkë me koalicionin dhe do t’i dërgojë në histori politikanët e dështuar që për tre vite e mbajnë peng Maqedoninë”, tha Mickoski
Comments are closed for this post.