Në 24 orët e kaluara në vendkalimin kufitar Tabanoc ka pasur gjithsej 2444 udhëtarë, nga të cilët 1192 shtetas vendas dhe 1252 të huaj, njoftuan sot zyrtarët nga Vendkalimi Kufitar- Tabanoc.

Këtë paradite, një grup i qytetarëve të vendit ishin duke pritur për të hyrë në vend, ndërsa disa prej tyre kishin teste PCR. Një udhëtar që tregoi dokument dhe test para gazetarëve tha se kishte paguar 97 euro, një pasagjer tjetër më i vjetër kishte paguar 110 euro. Ata thanë se do të duhet të kalojnë 14 ditë në vetizolim.

Një grup udhëtarësh që hynin në vend nga Gjermania thanë se do të duhet të shkojnë në karantinë, sepse nuk kishin bërë teste në 72 orët e fundit dhe paralajmëruan se do të bënin test nga një institucion i autorizuar në vend.