Gjithsej 8.700 qytetarë kanë vendosur të dhurojnë fonde nga projekti TVSH-ja Ime në Fondin për menaxhimin me koronavirusin KOVID-19, që është rregulluar në dekretin për zbatimin e Ligjit për kthimin e pjesës së TVSH-së për personat fizikë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, njoftoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska.
“Afati për paraqitjen e TVSH-së përfundoi më 5 maj dhe gjithsej 8.700 përdorues të aplikacionit TVSH-ja Ime u përgjigjën pozitivisht në opsionin e dhurimit, dhe 35.221 përdorues u përgjigjën se donin t’u paguhej kthimi në mënyrë të plotë nga skanimi i llogarive të tyre. Shuma e dhurimit, e cila arrin 9.529.917 denarë, do t’i dhurohet Fondit për menaxhim me KOVID-19”, tha Llukarevska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ajo theksoi se deri te DAP kanë arritur emaile nga qytetarët të cilët, siç tha ajo, gabimisht dhe pa dashje kanë shtypur mundësinë për të dhuruar dhe kërkojnë që mjetet të paguhen në llogarinë e tyre.
“Përveç kësaj, ne do t’i informojmë ata në lidhje me mënyrën e pagesës në kohën më të shkurtë të mundshme. Mundësia për të dhuruar ishte caktuar për zgjedhjen vullnetare të secilit përdorues të aplikacionit TVSH-ja Ime dhe dua të falënderoj të gjithë qytetarët që dhuruan kthimin e tyre të TVSH-së dhe të ndihmojnë që më lehtë të menaxhohet me krizën nga koronavirusi”, tha Llukarevska.
Ajo theksoi se zyrtarët nga DPA aktualisht janë edhe agjentë në Qendrën e kontaktit qeveritar dhe ata, siç tha, janë në dispozicion për të gjitha pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me masat e zbatuara të Drejtorisë.
“Është krijuar edhe email grupi [email protected] që ka për qëllim informimin e saktë dhe papengesë”, tha Llukareska.
Në përgjigje të pyetjes, drejtoresha e DAP-it theksoi se është numër i kënaqshëm, 23.861 kërkesa të 21.542 ndërmarrjeve për ndihmë financiare deri në 14.500 denarë për pagesa të pagës për një punëtor për muajin prill të këtij viti.
“Me mundësinë e kombinimit të masave dhe përdorimin e përfitimeve tjera nga grupi i masave ekonomike, lihet në baza vullnetare që secila kompani të vendosë vetë se çfarë lloj ndihme dhe çfarë mase do të përdorë. Presim që në maj të ketë rritje të kërkesave, por megjithatë kemi menduar që afati i aplikimit është më se i mjaftueshëm, pasi në baza ditore për ditët e para të çdo ore kemi pasur 500 kërkesa, gjë që nuk është numër i vogël”, tha Llukarevska.
Në pyetjen nëse DAP e konsideron kohën për ribalancim emergjent të buxhetit për shkak të rënies së të ardhurave, Llukarevska tha se kjo çështje do të shqyrtohet më tej dhe së bashku me Ministrinë e Financave, nëse ka nevojë të tillë, do të informohet opinioni.
Comments are closed for this post.