Shumë nga ne nuk e kishin menduar se do t’i bashkoheshin aplikacionit TikTok, por me miliona përdorues i janë shtuar rrjetit social më të përfolur të momentit gjatë periudhës së karantinës. Personazhet e njohur të showbizit duket se janë larguar nga Instagrami dhe TikTok është kthyer në të preferuarin e tyre. Statistikat e muajit Prill tregojnë se ky aplikacion është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë në të gjithë botën prej të cilëve janë mbi 800 milionë përdorues aktivë.
Një aplikacion i njohur si fillim nga adoleshentët, por tani është argëtimi i çdo moshe. Duke qëndruar të mbyllur në shtëpi shumë nga ne kanë pasur kohë të lirë për të provuar gjëra të reja, një prej të cilave ishte edhe TikTok. Aplikacioni ju mundëson regjistrimin e videove deri në 15 sekonda duke përdorur si sfond muzikor një këngë të njohur, pjesë të njohura nga filma, seriale apo shfaqje televizive.
Në Kinë, live-streaming është një prej veçorive më popullore, pasi përdoruesit marrin para gjatë kohë që janë në transmetim direkt me ndjekësit që dhurojnë. Renditja e programeve më popullore duke përjashtuar lojërat në Mars poziciononte TikTok në vend të tretë pas aplikacionit të takimeve Tinder dhe YouTube. Dy programet e tjera në TOP 5 ishin Disney+ dhe Netflix, të njohur për filmat dhe serialet.
Comments are closed for this post.