“Mendoj se jemi në periudhë në të cilën rreziku për numër të madh të të infektuarve me coronavirus është kaluar. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’u përmbahemi rekomandimeve për mbrojtje, përkundrazi”.
Këtë në një intervistë për AIM e tha drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq. Ajo theksoi se kushtet e punës së mjekëve janë të veçanta.
“Personeli mjekësor gjithmonë nga mungon, ndërsa tani më shumë. E vërteta është se çdo herë ka nevojë për punën e disa duarve tjera. Simbioza e ekspertëve të ndryshëm është e nevojshme për ndjekjen efikase të pacientëve”, tha Stevanoviq.
Në lidhje me sasitë e pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve, ajo tha se për momentin posedojnë me gjithçka që është e nevojshme, ndërsa me ilaçe furnizohen vazhdimisht.
Comments are closed for this post.