Në bazë të një studimi të fundit, të gjitha shtetet, të cilat kanë praktikuar programin e vaksinimit me vaksinën kundër bakterit Bacillus Calmette Guerin, kanë një vdekshmëri shumë më të ulët në krahasim me ato, që nuk e kanë praktikuar këtë program, shkruan Dailymail.

Vaksina BCG, ishte krijuar një shekull më herët dhe I bënë njerëzit imun ndaj tuberkulozit, një infeksion bakterial mjaft I rrezikshëm.

Eksperimentet e mëparshme, kanë zbuluar që personat që kanë marrë këtë vaksinë, e kanë një sistem imunitar më të fortë dhe janë më të prirë të mbrohen nga infeksionet e ndryshme, duke p ërfshirë edhe koronavirusin.

Kështu, në një eksperiment të bërë nga shkencëtarë nga Amerika, fëmijët që e kanë marrë këtë vaksinë, ishin imunë ndaj tuberkulozit edhe 60 vite pas vaksinimit.

Mënyra e saktë se si kjo vaksinë arrin të mbrojë në mënyrë kaq efikase ndaj infeksioneve, ende nuk dihet, mirëpo thuhet se ajo i stimulon mekanizmat mbrojtës të sistemit tonë imunitar. Kjo vaksinë është aprovuar edhe na Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Britaninë e Madhe, gjatë viteve 1953 dhe 2005, të gjithë fëmijët në mes të moshës dhjetë dhe 14 vjet kanë qenë të detyruar ta marrin vaksinën. Gjatë këtyre viteve, numri I personave të prekur nga kjo sëmundje kishte rënë dukshëm, prandaj pas vitit 2005 ky shtet kishte ndërruar programin, duke e bërë të detyrueshme marrjen e saj, vetëm për fëmijët më të rrezikuar nga tuberkulozi dhe atyre, që kishin histori familjare me këtë sëmundje.

“ Pasi kemi bërë hulumtime të shumta, duke studiuar popullatën e shteteve, statusin ekonomik dhe të gjithë faktorët, që ndikojnë në rritjen e numrit të infektuarve me këtë virus, ne kemi gjetur një lidhshmëri të dukshme në mes të vaksinës së tuberkulozit dhe sëmundjes Covid-19”, kanë thënë shkencëtarët nga Universiteti Johns Hopkins.

Këto gjetje janë publikuar në medRciv, një platformë onlajn, dhe së shpjeti do të publikohen edhe në revista shkencore.