Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes rrjetit social Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të mos depozitojnë barna dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve nga mjekët e tyre amë.
“Aplikoni kryesisht komunikimin telefonik dhe elektronik me shtëpitë shëndetësore, përveçse në nevojë urgjente shëndetësore. Ndiqni rekomandimet e ekspertëve të mjekëve amë për mbrojtjen e shëndetit dhe trajtimin e duhur. Mos blini ilaçe të panevojshme, gjegjësisht mos rezervoni ilaçe në shtëpi. Fondi ka ilaçe me recetë në sasi të mjaftueshme, në qarkullim të aprovuar nga Agjencia e barnave dhe mjeteve shëndetësore”, ka shkruar ministri.
Ai tha që të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi dhe pa panik, duke mbrojtur kështu sistemin tonë shëndetësor dhe vetë qytetarët.
Comments are closed for this post.