Dy tërmete të forta brenda pak minutash kanë goditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele.
Sipas të dhënave sizmologjike të qendrës evropiane, tërmeti i parë ka rënë në orën 06:24 dhe ka qenë me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë pranë kryeqytetit Zagreb në një thellësi 10 kilometra nën tokë.
Rreth 35 minuta më vonë, në orën 07:01, vendi u trondit nga lëkundjet e dyta sizmike. Sipas të dhënave nga sizmologjia, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë sërish pranë Zagrebit.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale. Një ditë më parë, edhe Greqia u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.3.
Comments are closed for this post.