Sigurisht, liderët e partive politike do të mblidhen që të munden së bashku ta marrin vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, tha sot kryeministri Oliver Spasovski, por nuk specifikoi se kur do të ndodhte kjo, sot apo nesër.
“Me siguri në kohë do të merret ai vendim. Sot së pari do të përfundojmë me Këshillin e Sigurisë. Dhe në takimin e liderëve herën e fundit u dakorduam që gjithçka që do të rezultojë nga zhvillimi i situatës, ne do të marrim sërish vendime”, theksoi Spasovski në deklaratë për Televizionin 24.
Lidhur me situatën aktuale me koronavirusin, kryeministri përsëri u bëri apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve dhe masave për mbrojte dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“Apelojmë të respektohen rekomandimet e qeverisë, të mos bëhen udhëtime, të gjithë të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Le të mos grupohemi, të rinjtë të mos kërkojnë vende alternative për tubim, të ndihmojmë të gjithë, së pari vetes, e më pas edhe familjes dhe shtetit”, potencoi Spasovski.
Comments are closed for this post.