Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më tani ka pranuar 1.430 aplikime për votim të shtetasve të RMV-së që jetojnë ose janë për punë të përkohshme jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill.

Nga përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë së Veriut, deri te KSHZ-ja kanë arritur 1.517 aplikime, por janë pranuar vetëm 1.430.

Më së shumti aplikime të pranuara ka nga shtetas tanë nga Venecia 164, pastaj nga Berlini 151, nga Berni – 136 dhe nga Melburni 80.

Afati për aplikim të shtetasve tanë për votim në diasporë përfundon më 11 mars në mesnatë, si dhe kontrolli publik në Listën Zgjedhore, që vijon dhe ka të bëjë për të gjithë qytetarët me të drejtë vote.

Shtetasit nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet parlamentare duhet të votojnë më 11 prill. Zgjedhje në diasporë do të organizohen vetëm nëse për votim paraqiten rreth 6.700 votues dhe nëse në vendet për votim ka të paraqitur mbi 10 votues.