Ënjtja e këmbëve dhe kyçeve mund të ndodhë për shkaqe të ndryshme. Një prej tyre është akumulimi i lëngjeve në inde, një problem që njihet si edema periferale. Këmbët mund të enjten edhe si pasojë e një problemi me sistemin qarkullues, problemi me veshkat apo sistemin limfatik.
Njerëzit, që qëndrojnë ulur gjatë, konsumojnë shumë kripë apo veshin këpucë të ngushta janë të predispozuar të vuajnë nga ky problem. Përdorimi i disa medikamenteve të caktuara dhe disa ushqimeve të përpunuara e përkeqësojnë këtë gjendje.
Sipas agroweb, ju mund ta trajtoni këtë problem duke përdorur majdanozin. Majdanozi është përdorur qysh në kohët e mëparshme për të trajtuar probleme të tilla. Ai është i pasur me vitamina A, B, C dhe K.
Ai gjithashtu përmban minerale si hekuri dhe kaliumi, dhe luan rol në parandalimin e efekteve të dëmshme të diabetit në mëlçi. Ai e ulë rrezikun e sëmundjeve kancerogjene, mbron enët e gjakut nga inflamacionet dhe e forcon sistemin imunitar.
Si ta përdorni majdanozin kundër ënjtjes së këmbëve?
Ekspertët e agroweb, këshillojnë që të zieni një filxhan ujë dhe ta përzieni me një tufë majdanoz të grirë hollë. Lëreni për 5-7 minuta, dhe më pas kullojeni lëngun. Këshillohet që t’i pini 3-4 gota të kësaj përzierjeje dhe menjëherë do ta shihni përmirësimin.
Comments are closed for this post.