Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane sot filloi debatin për ligjet e Prokurorisë Publike dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Propozim ligji për Prokurorinë Publike, për tekstin e së cilës janë dorëzuar dy amendamente, e ka propozuar Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, e cila tha se ligji vendos themelet për ndërtimin e një Prokurorie Publike të fortë, profesional, efikas dhe me kapacitet për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qëllimi, tha ajo, ishte ngritja e standardeve profesionale të Prokurorisë Publike, si dhe sigurimi i fondeve për kryerjen e kompetencave të saj.

Ajo informon se ligji krijoi kushte që Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të ndjekë disi veprat penale të zyrtarëve të nivelit të lartë, por edhe të vazhdojë hetimet për rastet e iniciuara nga PSP.

Ajo informoi se ekzistojnë baza për garanci financiare për tërë Prokurorinë Publike.

“Duke pasur parasysh rëndësinë që do të ketë prokurori publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kësaj radhe ai do të zgjidhet në zgjedhjet direkte nga prokurorët publik. Të gjithë prokurorët do të votojnë një prokuror publik për krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe pastaj ai që merr më shumë vota do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Më herët, Këshilli i Prokurorëve Publikë përpilon një listë të personave që kanë bërë kërkesë për konkurrimin e hapur, transparente dhe të pranueshme”, tha Deskoska.

Ajo shtoi se kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik janë rritur, ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike do të hyn vetëm personat të cilët kanë mbaruar Akademinë për Gjyqtarë dhe prokurorë publikë.