Biznesmeni Orce Kamçev edhe më tej nuk do të mundet ta braktisë shtetin, sepse Gjykata Apelit ka vendosur që mos t’ia kthejë pasaportën, si atë maqedonase ashtu edhe atë bullgare, informon Zhurnal.

Pasaportat e Kamçev janë marë si masë preventive përshkak se është i dyshuar në rastin “Perandoria” të PSP-së.

Biznesmeni para Apelacionit dorëzoi garancë prej 3 milion eurove vetëm e vetëm ti kthehet pasaporta. Kjo ofertë vjen pas ofertës së parë ku pati ofruar garancë prej 2.2 milion eurove. Sipas gjykatëses kjo shumë nuk është e mjaftueshme përshkak se dëmi në rastin “Perandoria” është mbi 14 milion euro.

Ndryshe, hetimi për rastin “Perandoria” vazhdon nga prokurorët e PTHP-së, ndërsa prokuror kompetent është Lile Stefanova.