Në Seancën e 6-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua marrëveshja kolektive me të cilën administratës shtetërore i mundësohet K-15.

Postimi i plotë:

VENDIM QEVERITAR✅
Administrata shtetërore do të marrë K-15!

Përcaktohet marrëveshja kolektive me të cilën administratës shtetërore i kthehet K-15.

Ky është vendimi i seancës së 6-të të Qeverisë!

,,Qeveria e shqyrtoi, miratoi informacionin dhe e përcaktoi tekstin e Marrëveshjes kolektive të degëve të organeve të administratës shtetërore, shërbimeve profesionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatave, prokurorive publike, institucioneve ndëshkuese-penitenciare (përmirësuese) dhe institucioneve edukuese-përmirësuese, të avokaturës shtetërore, të njësive të vetëqeverisjes lokale, agjencive, fondeve dhe qendrave për punë sociale, si dhe organeve të tjera të themeluara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të jetë Marrëveshja e parë kolektive e degëve për nëpunësit administrativ dhe organet gjyqësore pas vitit 1955 me të cilin administrata fiton të drejtën e K-15, mëditje mbi shpenzimet ditore të transportit dhe shpezimet e fjetjes për udhëtime zyrtare në vend për të cilat deri më tani nuk kishin të drejtë.

Me këtë përcaktohet e drejta e ditëve “mungesë e paguar” për arsye personale dhe familjare dhe atë deri në shtatë ditë pune në vit, e drejta e mungesës së papaguar si dhe të drejta të tjera të punëtorëve dhe obligimeve të punëdhënësve.