Grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së nuk dorëzoi amendamente për Ligjin e ri për Prokurori Publike.
Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi se nevojitet të përfshihen vërejtjet e ekspertëve të dhëna në debatin publik në Kuvend.
“Ato vërejtje të ekspertëve që mund t’i dëgjonin ministrja Deskoska, zotëri Zaev, mund që përmes institucioneve që po qeverisin, e kjo është në këtë rast, Ministria e Drejtësisë t’i shndërrojnë në amendamente dhe t’i dorëzojnë në Kuvend ndërsa OBRM-PDUKM do t’i përkrahë”, tha Mickoski.
“S’mund ne politikanët të jemi ekspertë më të mëdhenj se ekspertët, të cilit i kanë kushtuar jetën kësaj problematike. Ato kishin qëndrime të qarta”, tha mes tjerash Mickoski.
Comments are closed for this post.