Pas pothuajse dy muajve nga seanca e fundit për “Titanik 3” sot në Gjykatën penale Shkup do të vazhdojë gjykimi për parregullsitë zgjedhore në Çair, në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Të akuzuar në këtë rast, i inicuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP) janë deputeti aktual i BDI-së Ejum Alimi dhe Ismet Guri.
Seanca e fundit për këtë lëndë që ishte caktuar për më 4 dhjetor të vitit të kaluar ishte shtyrë, sepse nuk ishte siguruar dëshmitari që ka paraqitur vendbanim në Gjermani.
Proceduara gjyqësore për “Titanik 3” deri më tani dy herë ka filluar nga fillimi. Pasi gjykatësja Ola Ristova në mars të vitit të kaluar u largua nga kjo lëndë, për kryetar të ri të Këshillit gjyqësor u zgjodh gjykatësja Marija Kletniçka.
Përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski
Comments are closed for this post.