Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike –Shkup ka ngritur akuzë kundër një 47 vjeçari nga fshati Studeniçan, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Më 14 shtator të vitit 2019 në bulevardin “ASNOM” -Shkup, i akuzuari ka thyer xhamin e pasmë të një makine dhe ka vjedhur një çantë në vlerë prej 3 mijë denarë, Lap Top në vlerë prej 30 mijë denarë, një vauçer prej 2 mijë denarë dhe dokumente të tjera personale.
Prokurori Publik i ka propozuar Gjykatës Penale-Shkup ti vazhdoj masën e paraburgimit, sepse ekziston rreziku nga arratisja të të akuzuarit, posaçërisht kur bëhet fjalë për person ndaj të cilit rëndojnë edhe akuza për vepra të tjera.
Comments are closed for this post.