Spasovski, Thimonier: Qeveria teknike do të punojë në mënyrë dinamike

Maqedoni 09.01.2020 / 15:00

Kryetari i Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës franceze në vend, Christian Thimonier.

Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur shumë në vend dhe ndërkombëtarisht dhe po ecën në drejtimin e duhur për sa i përket integrimit. Shpresohet që qeveria kalimtare të përqendrohet në sigurimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, si dhe në pritjen që proceset e reformës të vazhdojnë me një ritëm aktiv, duke kontribuar në zhvillimin pozitiv të proceseve.

Në takim u theksua rëndësia e funksionimit të drejtësisë, që drejtësia duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, që të mos ketë statut të kufizimeve.

Kryeministri Spasovski theksoi përkushtimin për të inkurajuar Këshillin Gjyqësor dhe institucionet e tjera kompetente që të kontribuojnë në një sistem funksional të drejtësisë.

Në takim u dakrodua gjithashtu që Ligji për Prokurorinë Publike ka një rëndësi të madhe në reformat gjyqësore./Telegrafi/




Comments are closed for this post.

Të fundit