Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Por, ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht ekase kundër tensionit të lartë.
Kura e parë me lëng limoni
Përbërësit
Ujë
Një limon
Udhëzimet
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët
kanë aftësinë të ruajnë eksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura e dytë me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin ngaorganizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enëte tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të pini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.
Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit
Ujë
Një majë luge çaji me sodë buke
Një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.
Comments are closed for this post.