Shteti do të aplikojë regjistër të pronës së marrë të patundshme të qytetarëve dhe kompanive nga ana e Agjencisë për pronë të konfiskuar, DAP dhe bankat. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë qasje më të mirë dhe më transparente për blerjen e pronës së marrë nga institucionet- thonë kompetentët. Ndryshe, regjistri është në formë elektronike dhe do ta menaxhojë Agjencia e kadastrës së patundshmërive. Për momentin, në shitje janë 1 200 banesa, shtëpi, hapësira afariste dhe rreth 300 truaj në tërë Maqedoninë.
Ideja e këtij regjistrit, prona e përgjithshme të patundshme të jetë në një vend ndërsa detajet rreth shitjes, çmimit do t’i bëjnë subjektet e interesuara, qytetarë, investitorë, e kështu me radhë. Drejtpërdrejtë me bankat komerciale apo institucionet që e kanë marrë pronën- deklaroi Boris Tunxhev- drejtor i Agjencisë së kadastrës.
Çdo banesë e konfiskuar nga bankat apo institucionet, do të evidentohet dhe nuk do të ketë hapësirë për manipulim, thonë kompetentët. Rregullisht do të ndiqet gjendja pronësore e “konfiskuesve”, me çka evitohet mundësia që një pronë e patundshme të fshihet.
Nëse na interesojnë banesa me sipërfaqe nën 100 metër/ katror, qëllimi të jetë kërkimi i banesës dhe për shembull, të jetë në Shkup, atëherë me një shtypje të thjeshtë të butonit “kërko”, tregohen të gjitha banesat që janë në Shkup dhe që janë nën 100 metër/ katrorë dhe kuptohet që janë në shitje- tha Svetllana Dimitrievska- Agjencia e kadastrës
Në fazën e dytë të projektit nga Kadastra paralajmëruan që do të përfshihen edhe Ministria e Financave, drejtuesit falimentues dhe përmbaruesit sepse edhe ata, sipas ligjit, kanë fuqi të marrin pronë të patundshme. Përdorimi i regjistrit është falas.
Comments are closed for this post.