Kryeministri Zoran Zaev të shtunën në orën 17:00 në Qeveri do të ketë takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Në takim, pritet që Zaev dhe Mickoski të bisedojnë për Qeverinë teknike.
Sipas ligjit, opozita duhet të konsultohet për propozimin e ministrit të MPB-së ndërsa ai të jetë i pranuar nga pushteti (nga dy partitë më të mëdha politike).
Në takimin e liderëve te kryetari Stevo Pendarovski kishte marrëveshje që më 12 prill të mbahet zgjedhjet e parakohshme kuvendare. Sipas procedurës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveri teknike që në këtë rast është tre dhjetori i vitit të ardhshëm.
Comments are closed for this post.