Mbi 750 qytetarë deri të premten në llogaritë do t’i kenë paratë për vendosjen e sistemit me gaz në automjete, paralajmëroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Afati për thirrjen publike tashmë ka përfunduar, ndërsa deri në fund të javës, gjegjësisht deri të premten të gjithë që kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kushtet do t’u paguhen paratë nga subvencionet”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes para fillimit të panel debatit “Të dhënat parafiskale – Çfarë ngarkese paraqesin për kompanitë?.
Ai theksoi se sipas të dhënave që i janë parashtruar nga Sektori, subvencionet do t’u ndahen 750 qytetarëve.
Për subvencionimin e instalimit të sistemit për gazit TNG, metanit apo lloj tjetër të karburantit në makinë subvencionohet 50 për qind nga çmimi i shpenzimeve për furnizimin dhe vendosjen e pajisjes, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë të denarit.
Siç theksoi Bekteshi, tashmë është nga fundi modeli i ri për furnizimin e subvencionuar të automjetit me EURO 5 apo standard më të lartë ekologjik.
“Do të shkojmë me dispozitë në të cilën kryesore është se do ta kemi parasysh aspektin ekologjik”, theksoi Bekteshi.
Comments are closed for this post.