Prokurorja Fetime Fetai vendimin e Gjykatës së Apelit për shfuqizimin e aktgjykimit për lëndën ‘Titanik’ tha se ende nuk e ka marrë. Ajo komentoi edhe njoftimin e Gjykatës së Apelit.

“Njoftimi është kryesisht sulmues dhe sulmi është mbrojtja më e mirë”, tha Fetai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Gjykata e Apelit konstatoi se gjykata e shkallës së parë gjatë veprimeve në këtë lëndë ka konstatuar disa shkelje në procedurë dhe për këtë shkak vendimi është joligjor dhe i parregullt.

Lënda ‘Titanik 2’ në të ciën akuzohen ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi sipas vendimi të Gjykatës së Apelit do të kthehet në rigjykim.