Me 100 milionë euro mbështetje gjermane, vendi do të rehabiliton katër sisteme të ujitjes së 14.000 hektarëve rreth pellgut të lumit Vardar, do të ndërtojë hidrocentrale të vogla në (hidrosistemin) HS “Lisiçe” dhe do të rinovojë shtatë konvikte të studentëve – në Shkup, Ohër Shtip, Prilep dhe Manastir, sipas standardeve për efikasitet energjetik.
Marrëveshjet e huas dhe granteve me Bankën KfW të Gjermanisë u nënshkruan sot nga ministrat e Financave, Arsimit dhe Bujqësisë Nina Angellovska, Arbër Ademi dhe Trajan Dimkovski.
Programi i ujitjes është parashikuar në 110,7 milionë euro, 27,9 milionë euro, prej të cilave janë para shtetërore ndërsa 80 milionë euro janë kredi KfW, me një periudhë shlyerjeje prej 15 vjet[ve dhe një grejs periudhë pesëvjeçare. Për më tepër, banka jep grant prej 2,8 milion eurove. Për projektin e rehabilitimit të energjisë në konviktet studentore, kredia arrin në 20 milionë euro ndërsa granti prej 4,7 milionë eurove, gjithashtu me periudhë shlyerje prej 15 vjet[ve dhe një grejs periudhë pesëvjeçare. Normat e interesit janë 0,52 për qind për konviktet e studentëve dhe 0,43 përqind për sistemin e ujitjes.
Nga projekti i ujitjes pritet rritje e prodhimit konkurrues, ndërsa rinovimi i konvikteve, i cili duhet të përfundojë plotësisht në vitin 2024, do të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të mësimit për studentët.
Siç theksoi ministrja Angellovska para nënshkrimit të marrëveshjeve, të dy projektet kanë të bëjnë me përparësitë më të rëndësishme: ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme dhe investimin në kapitalin njerëzor.
“Në kushtet e ngrohjes globale, ujitja është çelësi për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe produktivitetin”, u shpreh ministrja Angellovska.
Sipas ministrit Dimkovski, me këtë investim, përveç nxitjes së ndjeshme të rritjes në bujqësi, do të përmirësojë edhe standardet, si dhe kushtet e punës së fermerëve. Gjithashtu, do të mundësojë mbajtjen e të rinjve në sektorin agro-bujqësor. “Ky është vetëm një segment i luftës sonë kundër ndryshimeve klimatike”, u shpreh ministri Dimkovski.
Duke iu referuar rinovimit të konvikteve të studentëve, ministri Ademi sqaroi se bëhet fjalë për standarde themelore të efikasitetit energjetik, strukturor dhe masa për të përmirësuar komoditetin e jetës dhe të mësimit. Kjo, tha Ademi, përfshin zëvendësimin e dritareve dhe dyerve të brendshme dhe të jashtme, ndërtimin e çatisë, instalimet e fasadave dhe sistemeve të kanalizimit brenda dhe përreth ndërtesave, zëvendësimin e instalimeve elektrike, instalimin e sistemeve të reja të ngrohjes, rinovimin e tualeteve dhe kuzhinave, si dhe sigurimin e mbrojtjes nga zjarri
“Ne e konfirmojmë që përmirësimi i standardit të studentëve dhe përkujdesi që të rinjtë të marrin arsim më të mirë dhe vendbanim gjatë studimeve është një përparësi e lartë në programin tonë. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që kemi premtuar dhe asaj çfarë do të thotë të ndjekim standardet moderne. Pas analizës gjithëpërfshirëse të situatës në konviktet e studentëve këtë vit dhe pasi morëm në konsideratë opsionet e mundshme, dolëm me një zgjidhje konkrete që fillon të zbatohet nga viti 2020 ndërsa sipas planeve dhe parashikimeve, ajo duhet të përfundojë plotësisht në vitin 2024”, nënvizoi Ademi.
Pablo Obrador, drejtori i Departamentit për Energji dhe Transport të KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, porositi se e ardhmja e secilit vend varet nga arsimi i suksesshëm të cilin nuk e përbëjnë vetëm profesorët dhe programi arsimor por edhe kushtet në të cilat studentët jetojnë dhe mësojnë.
“Marrëveshja e efikasitetit energjetik të konvikteve hap dritare të re dhe mundësi ndërsa programi për ujitjen do të tregojë rezultate dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm mbi ekonominë në rajonin ku do të zbatohet”, u shpreh Obrador.
Për zëvendës-ambasadorin gjerman në vend, Oto Graf, bujqësia në Maqedoni të Veriut ka një rol shumë të rëndësishëm.
“Ky program për ujitje do të mundësojë prodhim dhe konkurrencë më efikase dhe nga ana tjetër, qëndrueshmëri. Tani jemi në fazën ku dhe kjo duhet të përgatitet për BE-në. Gjermania mbështet plotësisht aspiratën e Maqedonisë së Veriut, për këtë arsye ne jemi të kënaqur të kontribuojmë në përgatitjen e sektorit të agro-bujqësisë si një nga sektorët më të rëndësishëm për hyrje në BE”, theksoi Graf.
Comments are closed for this post.