Siç njoftoi sot drejtorja e Drejtorisë për të Hyra Publike, Sanja Lukarevska, gjithsej 8.000 firma kanë kërkuar subvencione nga shteti për të rritur pagat për 45.000 të punësuar.

Sipas saj, 1.300 punëdhënës për 47.000 të punësuar nuk e kanë realizuar këtë të drejtë për arsye teknike, përcjell.

“Bëhet fjalë për gabime teknike që nuk kanë të bëjnë me DHP, por me firmat dhe presim që këto probleme të tejkalohen”, tha Lukarevska.

Për muajin tetor dhe nëntor firmat nga shteti do të marrin gjithsej 58 milionë denarë, ndërsa për muajin dhjetor do të dihet në fund të vitit.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli Ligjin për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave të të punësuarve nga 600 deri 6.000 denarë.