Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri sot për lexim të mëtejshëm propozoi ndryshime dhe plotësime të 14 ligjeve, të cilat në përgjithësi siç sqaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski harmonizohet me ligjin për kundërvajtje përveç te ndryshimet e ligjit për siguri në trafik.
Me propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në trafik, siç tha Spasovski parashikohet heqja e pikëve negative për shoferët, sepse është parë se ato nuk ishin efektivë për përmirësim të sigurisë në trafik. Rregullohet edhe drejtimi me monopatina në trafik, që sipas ministrit të Punëve të Brendshme, do të jetë në nivel të biçikletave.
“Këtu absolutisht nuk kishte kurrfarë rregullimi, ku të lëvizin, cilat rregulla duhet t’i përmbushin. Edhe këtu i kemi definuar kushtet për pjesëmarrjen e tyre në trafik, ku mund të lëvizin, shpejtësia, mosha e personit i cili e drejton, shfrytëzimi i pajisjes mbrojtëse, përdorimi i dritave…Praktikisht kjo është në nivel të biçikletave”, informoi Spasovski.
Gjithashtu propozohet edhe rritja e kufirit të moshës për drejtim me makinë prej 70 deri 75 vjet dhe afati i vlefshmërisë së patent shoferit deri në pesë vjet.
Lidhur me gjobat ata ulen, siç tha Spasovski, në pajtim me kundërvajtjet. Lidhur me personat juridikë, vlera do të jetë në varësi të madhësisë së kompanisë apo tregtarëve.
Deputetët Frosona Tashevska Remenski dhe Samka Ibraimovski patën vërejtjet e tyre për gjobat.
Remenski konsideron se jo gjithmonë ulja e gjobave për kundërvajtje në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve është politikë e mirë.
Comments are closed for this post.