Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Mickoski shprehi ngushëllime më të thellë për jetët e humbura pas tërmetit të fuqishëm që e goditi qytetin e Durrësit.
Ai potencoi se këto momente të vështira te njeriu theksohen karakteristikat më të ndritura njerëzore si solidariteti, ndihma dhe humaniteti, dhe pikërisht për këto arsye në këto momente është i nevojshëm bashkimi për një qëllim, ndihmimin e familjeve të të pësuarve dhe lënduarve.
Tragjeditë e tilla tregojnë se është e nevojshme të tejkalohen dallimet dhe se respekti i ndërsjellë është i rëndësishëm, shtoi Mickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së potencoi se katastrofat e këtilla natyrore nuk janë të panjohura për popullin e Maqedonisë, prandaj VMRO-DPMNE si parti është gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë.
Comments are closed for this post.