Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov shprehu keqardhje për humbjen e jetëve nga tërmeti në Shqipëri dhe shprehu gatishmëri për ndihmë.
“Thellë ndjejmë keqardhje për humbjen e jetëve në tërmetin në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar. Mendimet tona janë me popullin në Shqipëri”, ka shkruar në mëngjes në Tuiter ministri Dimitrov.
Në tërmetin e fuqishëm që sot në mëngjes e goditi rajonin e qytetit shqiptar Durrësin, sipas raporteve të mediave në Shqipëri, jetën e kanë humbur të paktën gjashtë persona, ndërsa mbi 150 janë të lënduar. Gjithashtu është shkaktuar edhe dëm i madh material.
Comments are closed for this post.