Besoni në jetën pas vdekjes dhe rimishërimin? Besohet se në kët proces shpirti ynë rilind përmes një personi tjetër. Ja kush ke qenë ti në të shkuarën tënde sipas shenjës zodiakale…
Dashi
Shpirti juaj i zjarrtë dhe luftarak ka marrë jetë përmes një ushtari. Një luftëtar trim që s’i trembej asgjëje.
Demi
Një fermer. Sot, ashtu si atëherë, kujdesi për pronat është një nga gjërat që ju preferoni të bëni.
Binjakët
Gazetar, sepse as sot nuk e keni humbur dëshirën për të zhbiriluar çështje të ndryshme.
Gaforrja
Mësues. Talentet tuaja natyrore janë shfrytëzuar në të kaluarën në të mirë të farave që në të ardhmen do të bënin ndryshimin: fëmijët.
Luani
Një mbret ose një president. Karizmatikë dhe magjepsës, njerëzit do t’ju ndiqnin ju në çdo mënyrë. Pak a shumë si tani.
Virgjëresha
Një koleksionist. Përsosmëria është pjesë juaja. Madje edhe në jetën e mëparshme nuk mund të bënit gjë tjetër veçse të mbanit nën kontroll gjithçka.
Peshorja
Një gjykatës. Sensi i drejtësisë dhe ekuilibri që ju përfaqëson tani, ju ka karakterizuar edhe në jetën tuaj të shkuar.
Akrepi
Një hetues ose polic. Aftësitë tuaja në të kaluarën nuk kanë humbur. Sot, ashtu si atëherë, nëse diçka nuk ju kthehet, filloni të hetoni menjëherë për të parë më qartë.
Shigjetari
Një kalorës ose një figurë tjetër në kontakt të ngushtë me kuajt, kafshët që më shumë se të gjitha përfaqësojnë shpirtin tuaj të lirë.
Bricjapi
Një person si ju i cili synon të arrijë lart e më lart në jetë, në të shkuarën ka qenë me siguri një alpinist. Ose dikush që ka punuar shumë për të arritur qëllimin dhe më pas ka parë nga lart.
Ujori
Keni punuar në botën e kinemasë, por jo si aktor ose regjisor. Ju pëlqen privatësia ndaj preferoni të qëndroni në pjesën e pasme. Me siguri keni qenë një kameraman, sufler ose montazhier.
Peshqit
Një mjek, një infermier ose një anestezist. Me siguri në jetën tuaj të shkuar keni punuar në një spital duke u kujdesur për të tjerët falë natyrës suaj empatike.
Comments are closed for this post.