Te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kanë si qëllim kualifikimin në “Euro 2020” nëpërmjet “Paly Off-it” të Ligës së Kombeve, por një pengesë e madhe për tu kaluar do të jetë Kosova.
Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, pas përfundimit të fazës eliminatore, tha se po mendon për duelin kundër Kosovës.
Ndeshja gjysmëfinale e vlefshme për Ligën e Kombeve në kuadër të Ligës D do të zhvillohet më 26 mars të vitit të ardhshëm.
Në këtë ndeshje, Maqedonia Veriore është vendase dhe fituesi i saj do të kualifikohet në finale për t’u përballur me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal Gjeorgji – Bjellorusi.
Maqedonia e Veriut ka përfunduar e treta në Grupin G eliminator me 14 pikë në dhjetë ndeshje të zhvilluara. Prej këtij Grupi Polonia dhe Austria kanë siguruar kualifikimin në fazën finale të kompeticionit prestigjioz.
Edhe Kosova ciklin eliminator për “Euro 2020” e ka mbyllur në vendin e tretë në Grupin A me 11 pikë nga 8 ndeshje.
Comments are closed for this post.