Në fillimet e një lidhjeje dashurie, gjithçka duket e përsosur, por më pas… në vijimësi të përditshmërisë, shfaqen sjellje të reja, të cilat e ‘trembin’ pak marrëdhënien. Ja se cilat janë disa nga më dinamiket dhe si duhen evituar.
Takimet e para të njohjes dhe rënia në dashuri… gjithçka është e shoqëruar me lule, trëndafila të kuq e më pas, për të shprehur dashurinë ndaj partnerit. Në përditshmëri, ambientohemi me mendimin se kjo bimë e mrekullueshme, që është pjesë e marrëdhënies sonë, do të jetë gjithmonë atje, do të rezistojë dhe do të jetë në lulëzim, në një pranverë të përjetshme. Jo vetëm kaq, marrëdhëniet martesore kanë nevojë për ushqim dhe vëmendje të përditshme në mënyrë që të rriten dhe forcohen rrënjët. Të zhvillohet.
Përveç të mësuarit se, duhet të durosh në dashuri, në gjithashtu duhet të përpiqemi të mësojmë si të parandalojmë tendencat negative. Në shumicën e rasteve, ato nuk janë përmbytje e madhe që mund të ndërthuren me pasionin. Përkundrazi, janë të vogla, zakone të këqija dhe tendenca negative që zvarrisin dhe e dobësojnë marrëdhënien. Për shembull…
Egoizmi individual: shpreh dëshirën për të qenë gjithmonë i drejtë, ose pretendon se nevojat e tyre janë dytësore, duke përjashtuar faktin e të qenit në gjendje për të arritur një kompromis dhe pa u kujdesur për nevojat e partnerit: klasikja “bëj si them unë”. Kur arrijnë t’i çojnë në fund projektet e përbashkëta, minojnë themelet e lidhjes dhe marrëdhënia shembet. Si për t’iu kundërvënë atyre: përmes dialogut, dhe krijimin e një rregulli kapital, të natyrës: një herë ti dhe një herë unë.
Dembelizmi: rutina ekziston, por shpesh nuk bëhet mjaft për ta luftuar atë. Pse? Me kalimin e kohës, ajo tenton të zhvillojë një qëndrim përtacor në marrëdhënien në çift dhe ndjenjat, duke menduar se nuk ka nevojë për kohë për të bërë atë gjest romantik, siç është joshja, apo të kenë vëmendje të veçantë për të ndërtuar hapësirën për të qenë së bashku. Por dashuria nuk pranon indiferencë. Si ta luftosh atë: duke vënë në vend një rutinë që i bën mirë çiftit, edhe nëse kushton një përpjekje e vogël.
Xhelozia: në njëfarë mase ajo mund të jetë shenjë e një çifti të shëndetshëm, por kur bëhet më e shpeshtë, shndërrohet në një faktor shkatërrues, duke rrënjosur në lidhje pasiguri dhe frikë nga braktisja, gjë të cilën e përjeton njëri nga partnerët. Njëra palë, ajo e viktimizuar, pretendon se xhelozia prapavepruese, që provohet nga ish-partneri është shkatërruese. Sipas një studimi të kryer nga klubi psikologjik i Eliana Montit në Itali, 59% e të anketuarve i ka dhënë fund marrëdhënies për shkak të kësaj arsyeje. Si ta luftosh këtë gjë: vlerëso situatën qartë. Nëse ai është me atë dhe jo me ju, e ka një arsye: lidhja nuk ka funksionuar.
Qëndroni gjithnjë bashkë: në fillime është dëshira për të kaluar shumë kohë së bashku, në çfarëdolloj rasti. Kështu përveçse mund të mos i bësh të ndihen mirë miqtë, të cilët nuk mund të shihen me ju se jeni ‘të shoqëruar’, rrezikon të mësohesh me një lidhje simbiotike, në të cilën mungojnë hapësirat individuale, dhe herët a vonë, ndjesia e marrjes frymë merr fund. Ndërkaq, mungesa e hapësirave individuale, çon në humbjen e këndvështrimeve për veten dhe objektivave personale, rezultate të cilat pak nga pak partneri nuk do t’i vërë më re te personi me të cilin ka rënë në dashuri. Çfarë duhet bërë: sforcohuni duke përfituar më shumë kohë për veten, për të kultivuar interesat personale dhe ato shoqërore, dhe më pas dihet: të qenit vetëm ndonjëherë sjell dëshirën për të jetuar!
Mungesa e sinqeritetit: që mund të jenë gënjeshtra të vogla apo të mëdha, në përballje me partnerin apo mungesë sinqeriteti drejt dëshirave të vërteta, nevojave dhe ndjenjave. Në rastin e parë, nëse zbulohen gënjeshtrat, formohet një krisje në strukturën e besimit dhe është e lehtë që ajo të tendoset aq shumë deri në shkatërrim. Në rastin e dytë, rrezikon ta gjeni veten në një marrëdhënie që nuk dëshirohet. Çfarë duhet bërë: shikoni brenda vetes, mendoni para se të veproni, pyesni veten nëse vendimet mund të na çojnë të gënjejmë.
Shmangni gjithmonë konfliktin: ndonjëherë njëri sy duhet bërë qorr për qëndrimet dhe sjelljet e partnerit që na fyen ose na lëndon. Por nëse nuk përballesh me argumentin nga frika e ndonjë zënke, atëherë ka të ngjarë të shpërthejë si një tenxhere me presion, duke shkaktuar më shumë dëm. Çfarë duhet të bëni: mësoni të diskutoni me qetësi dhe transformojeni konfliktin në një mundësi për strategji të matura.
Në vend të pyetjeve, dëgjoni: kur pretendojmë se jemi koka e partnerit, të dimë saktësisht se si ai mendon, si ndjehet, çfarë dëshiron dhe për çfarë ka nevojë, si sillet dhe përse. Ndoshta gabuar. Çfarë duhet të bëjmë: të përpiqemi ta dëgjojmë partnerin përtej imazhit (ndonjëherë stereotip) duke preferuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të ndershëm.
Mendoni se nuk ia dilni vetëm: shpesh kemi tendencën të mbështetemi tërë jetën te partneri i vërtetë. Besojmë dhe mbështetemi te njëri-tjetri. Rezultati është se kështu shkaktohet një marrëdhënie varësie duke mos e lejuar dot shkëputjen nga partneri, gjë për të cilën rritja jonë individuale rrezikon të bllokohet, duke i dhënë më shumë siguri se sa “X”. Kurrë nuk duhet të harrojmë se një çift është i formuar nga dy persona të pavarur. Çfarë duhet bërë: herë pas here të pyesim, “çfarë do të bëja nëse nuk është Y”, dhe ta bëjë.
Ndërhyrja: mes burrit dhe gruas mos vini gishtin. Dhe në qoftë se nëna e tij, vjehrra juaj, por edhe partneri ndonjëherë mund të ketë ndikuar negativisht te miqtë dhe të afërmit, këto sjellin dyshime. Por, në fakt, vetëm çifti mundet me të vërtetë të dijë se si janë marrëdhëniet, ndaj vetë çifti është përgjegjës për marrjen e vendimeve dhe aksioneve të situatës në fjalë. Si t’i kundërvihesh: t’i falënderosh për këshillat, por gjithmonë duke u përpjekur të mendoni gjënë e duhur.
Comments are closed for this post.