Ballkani duket se do të këtë një dimër të butë dhe pa luhatje të forta të temperaturës, apo reshje të mëdha shiu.
Dimër i butë, i qetë në Ballkan
Ndërsa do të ketë shumë stuhi, dëborë dhe valë të ftohta në pjesën më të madhe të Evropës, një dimër mjaft i qetë pritet në Ballkan.
“Do të ketë stuhi, por ato nuk do të jenë aq të theksuara sa vitin e kaluar,” parashikon meteorologu Jason Nichols.
“Rajoni do të ketë periudha të gjata të thata dhe të ngrohta, të pasuara nga stuhi që do të zgjasin ve vetëm një javë dhe pastaj do të kthehet sërish periudha e thatë”, tha meteorologu Tyler Royce.
Stuhitë e shpeshta nuk priten të përfshijnë Adriatikun, sipas meteorologëve të AccuWeather.
“Dimri do të shtojë borën në male, më shumë se vitin e kaluar”, shtoi Royce, ndërsa sa i përkët akullit, valët e tij do të përfshijnë masivisht lindjen e Evropës.
Dimri i ftohtë do të prekë Evropën Lindore dhe Skandinavinë Lindore
Fillimi i dimrit nuk do të shënojë fillimin e valëve të ftohta, por i ftoheti do të theksohet nga mesi dhe fundi i dimrit.
“Ne mund të shohim disa valë të shkurtra të ftohta në dhjetor, por e ftohti i vërtetë do të ndodhë më vonë, në fund të sezonit,” tha Royce.
Shumica e borës dhe të ftohtit pritet në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit në zonat nga Finlanda në Ukrainë. Dëborë e madhe pritet në zonë deri në fund të shkurtit. Valët e ftohta që arrijnë në Evropë, mund të godasin gjithashtu zonat e Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë në fund të dimrit.
Stuhitë e erës në Britani dhe në Evropën veriore
Këtë vit, zona është goditur nga disa stuhi, përfshirë stuhinë e Lorenzos, që ishte një uragan i Kategorisë 5 mbi Oqeanin Atlantik. Sidoqoftë, vala e stuhive do të arrijë deri në fillim të vitit 2020.
“Stuhitë do të jenë më aktive në fillim të janarit” thotë meteorolog Royce.
Stuhitë gjithashtu do të shkaktojnë përmbytje të mëdha në një pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, me stuhi që pritet të përfundojnë në fund të shkurtit dhe fillim të marsit.
Pjesa e dytë e dimrit do të jetë shumë më e qetë se fillimi i saj, parashikojnë meteorologët.
Moti me shi nga Portugalia në Poloni
Ndërsa stuhitë do të mbulojnë Evropën veriore, reshjet e mëdha të shiut dhe dëbora do të jenë më të lehta në pjesën më të madhe të Evropës – nga Portugalia deri në Poloni – pas një thatësie të gjatë të verës.
Lumi Rhine është tharë përsëri gjatë verës dhe vjeshta nuk solli sasi të mëdha shiu për të ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë, thonë meteorologët.
Megjithëse Gadishulli Iberik do të kalojë një dimër të qetë, pas periudhës së zgjatur të thatësirës.
Sasi të mëdha të dëborës priten gjithashtu në Alpet Veriore. Kjo është arsyeja pse meteorologët po paralajmërojnë përsëri për problemet që mund të ndodhin në fund të dimrit kur dëbora fillon të shkrihet, siç janë ortekët dhe përmbytjet.
Comments are closed for this post.