Ish-ylli i Milanit, Romës dhe PSG-së, Jeremy Menez, pasi dështoi në Europë, vendosi të transferohej në Meksikë te Club America gjatë sezonit 2018-2019.
Francezi dështoi edhe aty, ndaj qëndroi vetëm një sezon në Meksikë dhe u rikthye sërish në Europë, këtë herë te Paris Fc, në kategorinë e dytë në Francë.
Disa muaj më pas zbulohet arsyeja kryesore pse Menez dështoi në Meksikë. Një grua shumë afër lojtarit në fjalë, ka thënë në një intervistë për “TV Notas” se arsyeja pse dështoi Menez në Meksikë ishin festat e shumta me prostituta dhe drogë.
Madje, sot në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video të shumta që vërtetojnë ato që thua gruaja afër lojtarit.
Menez, tashmë 32 vjeç, në fillimet e karrierës ka qenë shumë i talentiar dhe konsiderohej si ylli i madh i Francës, por skandalet e njëpasnjëshme bënë që karriera e tij të merrte tatëpjetën. /CNA.al
Sólo Jeremy puede preñar, periquearse, beber alcohol y jugar fútbol champagne en un mismo día. EL MEJOR FRANCÉS DE LA LIGA MX.pic.twitter.com/yFI5wB0X9Z
— Matalos papi 2.0 (@eduardoo0598) October 8, 2019
Comments are closed for this post.