Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus gjashtë deri në 14, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 32 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të dobët jugperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Të enjten do të ketë vranësira të dukshme dhe do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës drejtë të premtes. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës.