Qielli mbi një provincë të Indonezisë ka marrë ngjyrë të kuqe gjatë fundjavës së kaluar. Kjo ka ndodhur për shkak të zjarreve të shumta që janë përhapur në pjesë të mëdha të territorit të këtij rajoni.
Një banore e provincës Jambi, e cila i bëri fotografitë e çuditshme të qiellit të kuq, tha se vala e vapës me tym ia ka dëmtuar sytë dhe fytin.
Çdo vit, zjarret në Indonezi e krijojnë një mjegull tymi, e cila nganjëherë përhapet në tërë rajonin e Azisë Juglindore.
Vajza 21 vjeçe i publikoi fotografitë në rrjetin social “Facebook” dhe deri tash janë shpërndarë më shumë se 34 mijë herë.
Sidoqoftë, ajo tha se shumë njerëz kanë dyshuar në këto fotografi dhe kanë besuar se ato nuk janë të vërteta.
“Ky nuk është planeti Mars, është rajoni Jambi. Ne njerëzit kemi nevojë për ajër të pastër, jo tym”, tha njëri nga komentuesit e internetit kur i pa këto fotografi, shkruan “BBC”.
Comments are closed for this post.