Së paku pesë të vdekur dhe 3500 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të mëdha që e goditën pjesën juglindore të Spanjës.
Lumenjtë kanë dalë nga shtrati i tyre në disa zona të Valencias, Murcias dhe pjesës lindore të Andaluzisë. Këto rajone u përfshinë nga reshjet më të mëdha të shiut që janë regjistruar ndonjëherë.
Uji i mori me vete shumë vetura dhe në këtë mënyrë shkaktoi së paku tri viktima. Një burrë vdiq pasi u bllokua në tunelin e një autostrade. Një burrë tjetër u gjet i vdekur në fshatin Redovan në Valencia pasi ishte larguar nga shtëpia në këmbë.
Shiu i madh shkaktoi kaos në rrugë dhe transport publik. Dy aeroporte në Murcia dhe Almeria u mbyllën, duke i lënë udhëtarët të bllokuar.
Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Disa prej tyre po përdorin barka dhe helikopterë për të arritur deri te zonat e prekura.
Disa linja hekurudhore janë bllokuar dhe shumë shkolla janë mbyllur në Valencia, duke lënë pa mësim gati 700 mijë nxënës, shkruan “BBC”
Comments are closed for this post.