Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar se është gati për të transferuar lëndët e saj në Prokurorinë e Përgjithshme Publike. Për sot është paralajmëruar fillimi i kësaj procedure, që do të fillojë të zbatohet para skadimit të mandatit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva. Kësaj të fundit i skandon mandati më 15 shtator. Ky operacion do të ndodhë para se në Kuvend të miratohet Ligjit për Prokurorinë Publike, pasi që partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshjen, njofton INA.
Transferimit iu dha dritë jeshile, pas letrës që kryeprokurorja speciale Katica Janeva e dërgoi nga Shutka në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme për transferimin e lëndëve. Prokurori i përgjithshëm, Lubomir Joveski theksoi se janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e operacionit të transferimit. Sot çdo prokuror special do të firmos lëndët e tij, ato që janë në hetime dhe parahetime, si dhe të njejtat duhet ti arkivojë. Por transferi do të jetë vetëm formal, dhe jo fizik, pasi që lëndët do të ngelen në Prokurorinë Speciale, dhe se hapësirat e saj do të mbeten në pronësi të Prokurorisë së Përgjithshme Publike. Por ajo që nuk dihet është se cilët prokurorë do të udhëheqin ato lëndë dhe se a do të mbeten të njejtit.
Comments are closed for this post.