Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” sot sërish është transferuar në klinikat e Shkupit, pasi është ankuar për dhimbje në burgun hetues “Shkupi”.
Akoma nuk dihet nëse Jovanovski do të mbahet për kurim në spital, ose do të kthehet në burg.
“Boki 13” pas arrestimit dhe shqiptimit të masës së paraburgimit, disa herë nga burgu është transferuar në spital, duke u ankuar për dhimbje nga operacionet.
“Boki 13” së bashku me Zoran Milevskin dhe kryeprokuroren speciale në largim Katica Janeva, janë të dyshuar në rastin “Haraçi”
Comments are closed for this post.