Një 53-vjeçar në Shqipëri është vënë në prangat e policisë së Elbasanit me akuzën e trafikimit të automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.
Dyshohet se i arrestuari me iniciale Xh. B., lindur në Përrenjas, trafikonte mjetet në bashkëpunim një shqiptar të Maqedonisë së Veriut me iniciale A. R., banues në Strugë, i cili është shpallur në kërkim dhe me disa shqiptarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Xh. B., 53 vjeç, lindur në Përrenjas, Librazhd dhe A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë,”-raporton policia e Shqipërisë.
Gjatë këtij operacioni, i quajtur “Rrajca 2019” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Automjeti ishte vjedhur në Maqedoninë e Veriut dhe me pas është trafikuar në Shqipëri.
Ndërkohë uniformat blu të Shqipërisë raportojnë se: “Po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash, për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi.”
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike“.
Download WordPress ThemesDownload WordPress ThemesDownload Best WordPress Themes Free DownloadPremium WordPress Themes Downloaddownload udemy paid course for freedownload lava firmwareDownload Premium WordPress Themes Freelynda course free download
Comments are closed for this post.