Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka komentuar edhe akuzat drejtuar deputetit të BDI-së Xhevat Ademit për plagosjen e dy të rinjve. Sipas Kim Mehmetit ky rast shpërfaq të vërtetën se në Maqedoni ligjet vlejnë vetëm për hallexhiun e pambrojtur nga partia në pushtet, e jo për keqbërësit dhe kriminelët e pushtetshëm, të cilët edhe institucionet shtetërore i mbrojnë nga përgjegjësia ligjore. Andaj, pohon Mehmeti, burrështetasit tanë nuk kanë frikë as ligj as popull dhe, dalin e na gënjejnë duke na shikuar drejtë në sy.
Më poshtë ua sjellim komentin e plotë të Kim Mehmtit të publikuar në faqen e tij të FB:
“Zbatimi i së drejtës dhe ligjshmërisë në një shtet matet nëpërmjet asaj sa ato vlejnë edhe për të pushtetshmit. Se Maqedonia nuk është kurrnjëfarë shteti i së drejtës dhe se vështirë që do bëhet shtet ku ligji do vlejë për të gjithë njësoj, tregon edhe rasti i deputetit të BDI-së, që akuzohet për plagosjen e dy të rinjve, por që paturpshëm donë ta shmang përgjegjësinë dhe ndaj të cilit edhe më paturpshëm sillen policia dhe institucionet e drejtësisë, duke mos ngritur asnjë akuzë kundër tij! Dhe ai kurrë nuk do guxonte të na përbuzë gjithaq sa të na gënjente duke na shikuar në sy, e as të sillje si i paprekshëm, nëse nuk do e dinte se në Maqedoni nuk shkon në burg krimineli i pushtetshëm, por hallexhiu i pambrojtur. E për këtë kemi faj edhe të gjithë ne që kriminelit të pushtetshëm të partisë sonë sillemi me përulje dhe i drejtohemi me ‘I nderuar Deputet’, e jo me emrin që ka – ‘Bukëshkelës i Pafytyrë’!”, shkruan Kim Mehmeti.
Comments are closed for this post.