“Për fat të keq më duhet të them se as në këtë takim nuk kishte përparim në negociatat për ligjin e Prokurorisë Publike. Diskutimet u fokusuan në temën për statusin e prokurorisë e cila do të trashëgojë Specialen. Sa u takon prokurorëve, ligji parashikon që atyre që u përfundon mandati të mos ketë vazhdim kurse atyre që u vazhdon mandati, nuk do t’u ndërpritet me ligj. Për hetuesit e Prokurorisë Speciale shikojmë dy opsione; të barten në prokurorinë e re ose të kthehen në MPB dhe të kalojnë nga e para procedurën e përzgjedhjes. Lëndët e nisura nga PSP-ja të merren në prokurorinë e re dhe të vazhdohen prej aty ku kanë mbetur. VMRO-DPMNE-ja propozimet e saj t’i paraqesë në amendamente për te cilët do të ketë kohë deri ditën e enjte. Ne shpresojmë që deri atëherë do të ulemi përsëri. Nesër shpresoj që partitë të mbledhin forcat dhe të votojnë me konsensus nevojën për sjelljen e këtij ligji”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

Sa i takon kredibilitetit të ekipit të Janevës për të kaluar në Prokurorinë për Krim dhe Korrupsion të nivelit të lartë Deskoska tha se përgjegjësia personale e dikujt nuk duhet të lidhet me përgjegjësinë kolektive të gjithë ekipit.