Ministria e Punëve të Jashtme sot dhe nesër e organizon Këshillin vjetor të ambasadorëve, që këtë vit në mënyrë tematike është përkushtuar në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi MPJ, qëllimi i kësaj mbledhje pune dyditore është të bëhet kryqëzim i koordinatave të deritanishme dhe të precizohen hapat e ardhshëm dhe konkret, të fokusuara në aktivitetet diplomatike në vigjilje të mbajtjes së Këshillit Evropian në tetor, kur pritet të sillet vendim për fillim të negociatave inkuadruese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në suaza të Këshillit të ambasadorëve janë parashikuar takime pune me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me nënkryetarin e obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Janë parashikuar edhe disa sesione të punës në të cilat shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ambasadorët e Maqedonisë së Veriut të akredituar në vendet anëtare të BE-së më detajisht t’i shqyrtojnë të gjitha aspektet relevante për realizimin e qëllimit – vendim për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në tetor, si dhe aktivitetet të cilat do të vijojnë pas të njëjtës.