Avokati i prokurores speciale Katica Janeva, Stevan Pavlleski ka deklaruar se grumbullon dokumentet e nevojshme dhe se deri në mbrëmje do të dorëzoj ankesë deri tek Këshilli Penal për masën e paraburgimit.

Masën e paraburgimit mbrëmë vonë e caktoi gjykatësi i procedurës paraprake Sead Rexhepagiq duke pasur për bazë, rrezikun nga arratisja, përsëritjen e veprës dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve.