Hulumtuesit në studimin e fundit kanë përdorur informacione të 40.000 grave dhe pas analizave kanë ardhur në përfundim se konsumimi i mishit të kuq rrit rrezikun nga kanceri i gjirit.
Kanceri i gjirit i prek një në tetë gra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pas kancerit të lëkurës, është lloji më i përhapur i kancerit në botë tek femrat. Numri i personave të prekur nga ky lloj kanceri varet nga regjioni dhe kushtet e ambientit. Të kuptuarit e saktë të këtyre kushteve dhe faktorëve, që ndikojnë në shkaktimin e kësaj sëmundje, do t’i ndihmonte shkencëtarët të gjejnë mënyra për të zvogëluar rrezikun nga ky lloj kanceri.
Gjithsesi, në mesin e këtyre faktorëve është edhe konsumimi i mishit. Në studimin e fundit është studiuar roli potencial i mishit në kancerin e gjirit. Ekipi i shkencëtarëve i kishte analizuar dhe përcjellë 40.000 pjesëmarrëset e këtij hulumtimi për 7 vjet.
Si përfundim, shkencëtarët panë se femrat që kishin konsumuar më shumë mish të kuq ishin 23% më të rrezikuara të zhvillojnë kancerin e gjirit në krahasim me ato që kanë konsumuar më pak mish të kuq.
Edhe pse rezultatet nuk janë shumë bindëse dhe nuk ka prova të qarta mbi këtë ndikim, gjithsesi ky studim tregon edhe një herë për dëmet shëndetësore, që sjell konsumimi i tepërt i mishit të kuq.
Comments are closed for this post.