Një shofer 20-vjeçar ka shtypur e makinë një fëmijë në fshatin Kallnik të Tetovës.
Sipas informacioneve të MPB, aksidenti ka ndodhur dje në orën 11:30, kur J.S (20) nga fshati Kallnik me makinë të tipit “BMW” me regjistrim të Italisë, ka goditur një fëmijë nga fshati Bogovinë e Tetovës.
“Fëmija me lëndime të rënda është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës për ndihmë mjekësore. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.