“Jam lodhur…” Ka periudha, pak a shumë kalimtare, në të cilat apatia merr për kot dhe dëshira për të jetuar tërhiqet. Kjo situatë reflektohet në të gjitha sferat e jetës: në rezultatet profesionale, në cilësinë e marrëdhënieve në çift, por edhe në gjendjen emocionale dhe mendore (lindin mendime të bezdisshme që ushqejnë një pamje negative të botës).
Le të shohim se si të rimarrim veten me dëshirën për të jetuar.
Dallimi i parë: “Nuk dua të jetoj”
Dallojmë dy raste në të cilat mund të mungojë gjallëria:
Një situatë vuajtjesh në të cilën koha e rikuperimit të lëndimeve shoqërohet domosdoshmërisht me mungesën e dëshirës për të jetuar. Trupi ka nevojë të tërhiqet për të relaksuar muskujt dhe të shtensionet ngadalë. Prandaj është absolutisht normale të ndjeheni më pak energjik në situata të tilla, dhe e vetmja gjë që mund të bëni është të jetoni vuajtje, duke e lënë veten të përjetojë dhimbje, në mënyrë që më pas të udhëhiqet prej saj drejt ngritjes së një gjallërie të re.
Një situatë e dytë e cila haset shpesh është edhe mungesa e entuziazmit për jetën e përditshme.
Jam shkaku i gjendjes time shpirtërore
Për këtë rast, bëjmë një përmbysje! Në vend që të thoni se nuk keni dëshirë të jetoni, provoni t’ia përsërisni vetes “po e mbys dëshirën time për të jetuar”. Në thelb, bëhet fjalë për të ndaluar së menduari se gjallëria dhe entuziazmi janë forca të largëta nga ty, që një ditë do të ngjiten sipër, e në vend të kësaj, merrni përgjegjësinë dhe pohoni me veten se jeni ju shkaku i mungesës së dëshirës tuaj për të jetuar.
Tingëllon absurde, apo jo? Epo, në të vërtetë nuk është aspak! Nëse mendon për mënyrën se si shkon jeta tuaj, me shumë mundësi do ta gjesh veten duke jetuar në një burg modelesh, jo vetëm të sjelljes, por mbi të gjitha karakteriale, mendore, emocionale dhe marrëdhënore.
Provo të mendosh për modelin e personit të përsosur: ju takon juve, që shumë nga energjitë tuaja të orientohen drejt shfaqjes ndaj të tjerëve (dhe ruajtjen) e imazhit të një personi të pa të meta, që nuk bën gabime. Shfaqja e dobësive ose anët e papranueshme të zbuluara, tregojnë se kemi të bëjmë me një gabim, që mund të jetë zhgënjim nga kompromentim i standardeve tuaja të larta.
Ose, mendoni për një person gjithmonë të mirë me të gjithë, edhe pse është ofenduar. Përpjekja e tij e mban zemërimin brenda, dhe e shtyp atë.
Përdorimi i të gjithë energjisë tuaj për të ruajtur imazhin e fasadës, është normale që të përjetoni lodhjen dhe mungesë dëshire për të jetuar.
Mbani një maskë, megjithëse e rëndë, që mbron gjithçka që vjen nga jashtë dhe parandalon atë që po ngrihet brenda jush për të vërshuar drejt botës.
Rindiz entuziazmin për të jetuar: hiqe maskën
Të jetosh me një maskë, është sikur të sfilosh në Karnavalet e Rios me hapa të rëndë marshin funebër. Një ritëm i lodhshëm, që rëndon mendjen dhe shpirtin.
Hiqe maskën! Merr kontakte me realitetin dhe jeto në mënyrë harmonike me dëshirat e tua dhe sipas mënyrës tënde në të gjitha fushat!
Në nivelin profesional, mos e përdor energjinë për të shuar dëshirat e tua, mbi të gjitha nëse aktualisht bën një punë që nuk të pëlqen. Koha dhe sforcimet që bën duke u ankuar apo akuzuar të tjerët, mund të përdoren për të përmirësuar situatën tuaj të punës, për të investuar në ndërtimin e vlerave që vlejnë për ty dhe njerëzit rreth jush.
Jetoji marrëdhëniet e tua në mënyrë autentike, duke marrë përsipër edhe rrezikun e të dhënit apo të marrit të ndonjë “ik o mbushu…” më shumë nga ana e dikujt që të do në një mënyrë të caktuar.
Lini mënjanë edhe frikën e të qëndruarit vetëm, sepse dëshira për autenticitet po bëhet shumë e fortë: ta thotë trupi yt, ta thonë energjitë e tua, që po thahen e po dështojnë.
Në nivel shpirtëror, në fund, merr një pauzë për të vëzhguar rreth vetes. Dilni në mëngjes për të parë lindjen e diellit, apo në mbrëmje për të parë perëndimin e tij, një qiell yjor mbi det; mahnituni dhe kuptoni se jeni pjesë e diçkaje shumë më të madhe dhe të mrekullueshme, të pabesueshme.
Durimi është çelësi
Është e nevojshme të zhvillohet durimi, virtyti i të fortit. Nuk është një transformim që ndodh në një çast, por kërkon pak a shumë kohë. Kjo nuk duhet t’ju dekurajojë: shijoje këtë udhëtim për të rifituar origjinalitetin tënd, integritetin dhe zhvillimin e një respekti të vërtetë për botën.
Comments are closed for this post.