Një djalë i ri është dashuruar me një grua të martuar e shumë më të re se veten e tij.
Në një letër drejtua psikologes së ‘The Sun’ ai tregon detajet e historisë si dhe i kërkon ndihme se si ta bëjë atë të martohet me të dhe të ndahet nga bashkëshorti.
Por kësaj here psikologia i ka vënë në dukje në detaj të rëndësishëm i cili vë në pah diferencën e moshës dhe problemet që mund të vijnë prej saj.
Letra e djalit:
“E dashur psikologe, jam dashuruar me komshien e mamit tim, e cila është shumë vite më e madhe se unë e tani nuk di nga t’ia mbajë.
Ajo më njeh mua që kur isha 5 vjeç, kohë kur ajo u shpërngul në lagjen tonë… Unë jam 23 vjeç ndërsa ajo është 44, e martuar dhe me dy djem binjakë.
Para disa ditësh unë u shpërngula tek shtëpia e prindërve pasi u ndava nga e dashura. Gjithmonë kur kthehesha në shtëpi gjeja djemtë e saj të vegjël duke luajtur futboll në rrugicë dhe luaja edhe unë me ta.
Një ditë ajo doli dhe më ftoi në shtëpinë e saj pasi fëmijët do t’i çonte nga prindërit dhe burrin e kishte në punë. Unë pranova dhe pasi pimë një gotë, unë iu afrova i pari dhe e putha. Ajo ma ktheu dhe kështu vazhduam me tepër deri sa mbërritëm duke bërë seks. Ishte një eksperiencë fantastike…më e mirë nga të gjitha femrat që kisha provuar më parë.
Kështu nisi kjo lidhje dhe tashme takohemi rregullisht kur i shoqi nuk është në shtëpi dhe fëmijët luajnë jashtë.
Por ka një problem!
Unë kam filluar të dashurohem me të dhe sa herë nis t’ia them ajo më puth për të mos vazhduar. Unë jam i gatshëm të martohem me të edhe pse ka fëmijë dhe është më e rritur se unë…por duket se ajo më do vetëm për seks.
Nuk di se si t’ia mbush mendjen që të jetojë me mua sepse vërtetë e dua…”
Përgjigjja e psikologes:
“Mund ta kuptoj dëshirën tënde për të bërë seks dhe për të pasur një romance më gruan e martuar por ashtu siç edhe ti e the, ajo nuk dëshiron asgjë më tepër nga ty kështu që ti nuk mund pretendosh për një familje me të.
Ti je i vetmi i cili do dalësh i lënduar nga kjo tradhti pasi mesa duket ajo nuk dëshiron ta marrë përsipër një divorc dhe një jetë të re me ty.
Për ty tani gjërat mund të duken të thjeshta dhe një jetë me të mund të të duket parajsa vetë por mendohu pak…kur t’i të shkosh 33 vjeç do të kesh dëshirë të kesh një fëmijë tëndin por ajo do të jetë 54 vjeç në atë periudhë kjo nuk është aq e lehtë.
Tregohu i zgjuar dhe shkëputu prej saj sa je në kohë. Gjej një vajzë të moshës tënde dhe nis një raport produktiv”.
Comments are closed for this post.