Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se zgjidhja e ilaçeve pa kuotë duhet të fillojë midis 1 shtatori deri më 1 tetor, derisa autoritetet po punojnë për gjetjen e mekanizmave të kontrollit për të parandaluar abuzimet.
“Aspiratat tona janë që midis 1 shtatorit dhe 1 tetorit të lëshojmë ilaçet të tëra pa kuotë. Ky është një hap serioz përpara, shteti hynë një rrezik serioz, por qytetarët do të kenë ilaçe. Nëse arrijmë të vendosim mekanizmat e kontrollit do të fillojmë me një proces të tillë, kështu që thelbi në të vërtet është një mesazh, mos vidhni nga qytetarët dhe shteti, sepse pa marrë parasysh se kush në cilin segment punon ajo është e ndëshkueshme sipas Kodit Penal dhe i dënueshëm me dënim me burg”, tha Zaev, duke iu përgjigjur një pyetje gazetare pas hapjes së Qendrës Emergjente në Kumanovë.
Ai tha se ka indikacione serioze të abuzimit në listën pozitive të barnave dhe recetave.
“Së pari unë nuk fajësova askënd. Unë thashë publikisht që ka indikacione serioze të abuzimit në listën pozitive të ilaçeve dhe recetave. Dhe ne padyshim shohim që në përgjithësi, në buxhet, paratë gjithnjë e më shumë po rriten në listën pozitive, ndërsa numri ose niveli i lindjeve në vend mbetet i njëjtë. Kjo është vetëm një pjesë e rënies për shkak të migracionit”, tha Zaev.
Comments are closed for this post.